Lajme
Takohen komandanti i FSK-së dhe i KFOR-it, të gatshëm për thellim të bashkëpunimit
Demokracia
19:05 | 15 Nëntor 2023

Share:

Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, është takuar me homologun e tij nga KFOR-i, Özkan Ulutaş.

“Në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in, sot, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim komandantin e KFOR-it gjeneral major Özkan Ulutaş” thuhet në komunikatën e FSK-së.

“KOMFSK fillimisht i uroi mirëseardhje gjeneral Ulutaş dhe e uroi për detyrën e KOMKFOR. Me këtë rast,  gjeneral Jashari, informoi Komandantin e KFOR-it, për planet, angazhimet aktuale të FSK-së, dhe planet e zhvillimit në vijim”.

Të dy gjeneralët kanë diskutuar për zhvillimet e sigurisë në Kosovë dhe për thellimin e bashkëpunimit.

“Gjeneralët, po ashtu, shkëmbyen diskutime edhe rreth zhvillimeve të sigurisë në vend dhe rajon”.

“Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Ulutaş, konfirmuan gatishmërinë për vazhdim dhe rritje të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të FSK-së dhe KFOR-it, dhe u zotuan që kjo të jetë në funksion të sigurisë dhe paqes në vend dhe me gjerë”.

Të ngjashme