Lajme
Takimi me Von Cramon, Haradinaj: Heqja e sanksioneve nga BE-ja është e domosdoshme
Demokracia
16:23 | 15 Janar 2024

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me eurodeputeten gjermane, Viola Von Cramon. me të cilën kanë biseduar për zhvillimet politike në vend.

“Theksova se heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që kanë ato në jetën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Mirëpritëm në takim eurodeputeten gjermane, raportuesen për Kosovë, znj. Viola von Cramon të cilën e njoftova për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

Shpreha vlerësimim tonë pozitiv për liberalizimin e vizava, ndërsa theksova nevojën që anëtarësimi në NATO dhe rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në BE, është imperativ i kohës.

Theksova se heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që kanë ato në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Të ngjashme