Lajme
Magjepsja me Papën | Kurtit i rëndohet gjendja, befason me përshkrimin “syri im i djathtë kërkonte derën…”
Demokracia
23:04 | 22 Qershor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar në Selinë e Shenjtë me Papa Françeskun. Nga përshkrimi që i ka bërë takimit me Papën, duket se Kurti është ngazëllyer fort.

Madje nga entuziazmi i takimit, Kurtit i kanë ikur edhe disa gabime drejtshkrimore dhe ka shkruar përshkrime të cekta, si p.sh. “syri im i djathtë kërkonte derën”, shkruan Demokracia.com.

“Ndonëse disi ngathët hedhja hapat përpara, ecje e shkurtër m’u duk mua ajo nëpër disa korridore të gjata deri te biblioteka e Atit të Shenjtë. Për shkak të Papa Françeskut doja të mbërrij sa më shpejt tek ai, për shkak të pikturave mahnitëse të Rafaelit nëpër mure e tavan, silueta e shefit të protokollit po zvogëhej teksa më printe. Ekziston dritarja e përsosur për të parë Sheshin e Shën Pjetrit me kupën qiellore sipër. Disa sekonda, jo më shumë, sepse syri im i djathtë tashmë kërkonte derën pas së cilës sakaq u shfaq mikëpritja e bardhë dhe e ngrohtë.”, ka shkruar ai.

Kurti me fjalitë e koklavituara ka provuar ta përshkruajë karakterin e Papa Françeskut.

“Papa Françesku është shumë njerëzor e fort social. Ai bënte pyetje për Kosovën, rininë e fëmijët, arsimin e punën, historinë e kulturën, vlerat dhe të ardhmen. Flet për paqen me dashuri, për popujt me dhembshuri. Interesohet në një mënyrë të angazhuar, dëgjon me një durim që të përvetëson. Shërbimi ndihmon shërbyesin jo më pak se të shërbyerin. E politika është shërbim. Veprimet nuk kanë autonomi nga etika. E politika është veprim. Idetë janë më të rëndësishme se vetja. E populli është edhe më i rëndësishëm se idetë. Nuk e di si kanë qenë Papat e tjerë para tij. Vështirë të ketë një tjetër të këtillë në këtë shekull.”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme