Lajme
Takimi i fshehtë larg mediave dhe publikut| Pse është mbledhur LDK-ja?
Demokracia
14:53 | 05 Shtator 2023

Share:

Pa asnjë njoftim paraprak dhe pa praninë e mediave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke mbajtur një takim dyditor.

Merret vesh se i pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku së bashku me kryesinë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, janë mbledhur që të finalizojnë programin e LDK-së.

Ndonëse nuk është bërë publik as vendi dhe as koha, express merr vesh që LDK ka organizuar një mbledhje dy ditëshe ku po e përfundon punën rreth programit të partisë të paralajmëruar tash e sa muaj – që në këtë vjeshtë do të prezantohet edhe para publikut.

Ditë më parë kreu i LDK’së Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar edhe fillimin e një serie të diskutimeve të emërtuar –  ‘Rruga e Re’ Podcast. “Folës, ide e prezantime të detajuara të programit tonë politik ‘Rruga e Re’, vlerave identitare e vet vizionit tonë për të ardhmen. Kemi dëgjuar, tani do të flasim – për të ardhmen. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, kishte shkruar ai.

Të ngjashme