Lajme
Takimi historik i Pelosit me Zelenskyn përmes fotografive
Demokracia
14:14 | 01 Maj 2022

Share:

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi së bashku me një delegacion të Kongresit ka shkuar në Ukrainë, për t’u takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

Pelosi, i dyti në radhën e presidencës pas Zëvendës-Presidentës, bëhet zyrtarja më e lartë e Shteteve të Bashkuara që viziton Ukrainën që nga shpërthimi i luftës më shumë se dy muaj më parë.

Ja një përzgjedhje e fotografive nga takimi historik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi pozojnë për një foto me anëtarët e rrethit të tyre, duke përfshirë ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, Gregory Meeks nga Nju Jorku, kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Adam Schiff nga Kalifornia, kryetar i Komiteti i Inteligjencës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi pozojnë për një foto me anëtarët e rrethit të tyre, duke përfshirë ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, Gregory Meeks nga Nju Jorku, kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Adam Schiff nga Kalifornia, kryetar i Komiteti i Inteligjencës. (Zyra e shtypit presidenciale e Ukrainës/AP)

Pelosi bëri një udhëtim të paparalajmëruar në Kiev të Ukrainës për t'u takuar me presidentin e Ukrainës.
Pelosi bëri një udhëtim të paparalajmëruar në Kiev të Ukrainës për t’u takuar me presidentin e Ukrainës. (Zyra e shtypit presidenciale e Ukrainës/AP)

Zelensky dhe Pelosi shtrëngojnë duart në kryeqytetin ukrainas.
Zelensky dhe Pelosi shtrëngojnë duart në kryeqytetin ukrainas. (Zyra e shtypit presidenciale e Ukrainës/Reuters)

Zelensky mirëpret Pelosin pas mbërritjes së saj në Kiev.
Zelensky mirëpret Pelosin pas mbërritjes së saj në Kiev. (Zyra e shtypit presidenciale e Ukrainës/Reuters)

Zelensky i jep Pelosit Urdhrin e Princeshës Olga për "kontributin e saj të rëndësishëm personal" në forcimin e lidhjeve ukrainase dhe amerikane.
Zelensky i jep Pelosit Urdhrin e Princeshës Olga për “kontributin e saj të rëndësishëm personal” në forcimin e lidhjeve ukrainase dhe amerikane. (Zyra e shtypit presidenciale e Ukrainës/AP)

Zelensky dhe Pelosi bisedojnë gjatë takimit të tyre.
Zelensky dhe Pelosi bisedojnë gjatë takimit të tyre. (Zyra e shtypit presidenciale e Ukrainës/AP)

Të ngjashme