Lajme
Tahiri tregon kushtin e AAK-së për të votuar ligjin për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme
Demokracia
11:28 | 24 Shkurt 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, para deputetëve në Kuvend ka folur në lidhje me ligjin për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ai u shpreh se AAK-ja do ta votojë ligjin, me një kërkesë, përcjell Klankosova.tv.

Kërkesa ishte që ministrja ta dërgojë këtë në Komisionin e Venecias, për të parë mendimin e tyre.

“Ne do t’ua votojmë në parim ligjin, me një kërkesë të vetme që Ministrja ta dërgojë në Komision të Venecias, të shohim çka po thonë ata dhe të shkojmë tutje. Përndryshe, kjo iniciativë do të jetë e dështuar, për shkak se edhe ashtu nuk dihet se kur mbahen zgjedhjet, këtë vit a vitin e ardhshëm, vjen një shumicë tjetër, e shkarkon drejtorin e bëjnë një tjetër dhe kështu vazhdon saga dhe sundimi i ligjit është në qorrsokak”, u shpreh ai.

Të ngjashme