Lajme
Tahiri pas hapjes së ambasadës në Jerusalem: Ky veprim nuk mund të kontestohet
Demokracia
14:47 | 14 Mars 2021

Share:

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Besnik Tahiri ka mirëpritur hapjen zyrtare të ambasadës së Kosovës në Izrael me seli në Jeruzalem.

Tahiri ka thënë se njohja e Izraelit është ndër njohjet më të rëndësishme në vitet e fundit, dhe përgjatë gjitha njohjeve që kanë ardhur.

“Njohja prej shtetit të Izraelit ka qenë një prej njohjeve më të rëndësishme, proces ky që nuk ka qenë i lehtë dhe i cili ka forcuar lidhjen tonë me shtetin e Izraelit”, u shpreh Tahiri.

Ai shtoi se më 25 shkurt të këtij viti kemi ngarkuar diplomatë që të zhvillojmë komunikim me shtetin e Izraelit për të arrirë deri të kjo pikë ku jemi sot.

“Kjo njohje dhe ky moment është një ndër momentet më të rëndësishme në shtet-ndërtimin e Kosovës”, theksoi ai.

Tahiri shoti se më 15 mars është paraparë vizita ish-ministres Meliza Haradinaj-Stublla për të qenë prezentë në inaugurimin solemn të ambasadës, e cila për arsye që dihet nuk ka mundur të jetë atje.

“Duke pasur parasysh marrëveshjen e nënshkruar në Uashingotn, dhe duke ditur që për shkak të pandemisë askush nga ne nuk ka mundur të jetë atje prezent, unë e kam autorizuar zonjën Ines Demiri që të vazhdojë me planin e paraparë që sot edhe zyrtarisht të hapet ambasada në Jeruzalem”, tha Tahiri.

I pyetur për mundësinë e ftesës për kryeministrin në detyrë apo edhe për te personalisht që të shkojnë në inaugurimin e kësaj ambasade, Tahiri tha që nuk janë dijeni për ndonjë ftesë të mundshme apo jo, por e rëndësishme për të është rregulli shtetëror.

“Shtetet nuk i ndryshojnë qeveritë e tyre, është marrëveshje e nënshkruar me prezencën e të gjithëve dhe nuk besoj që Kurti do ketë ndonjë diskutim këtu”, tha Tahiri i cili u pyet për mundësinë e ndonjë ndryshimi të kësaj ambasade nga qeveria në ardhje.

Të ngjashme