Lajme
Tahiri: Mungesa e deputetëve të VV-së dëshmon se shtrenjtimi i rrymës u bë me direktivën e Qeverisë
Demokracia
11:55 | 09 Shkurt 2022

Share:

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur sot nga partitë opozitare.

Në hyrje të seancës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se thirrja e seancës së jashtëzakonshme është dorëzuar vetëm para një ore, por është miratuar për shkak të respektit që Konjufca ka thënë se ka për opozitën, transmeton lajmi.net.

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se shtrenjtimi i energjisë elektrike po prek klasën e mesme, duke e dëmtuar atë.

Ai ka kritikuar edhe mungesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ministrave dhe kryeministrit në seancën e jashtëzakonshme, duke thënë se kjo dëshmon se shtrenjtimi i energjisë elektrike është bërë me direktivën e Qeverisë.

“Mungesa e deputetëve e ministrave dëshmon se shtrenjtimi i energjisë elektrike është bërë me direktivën e Qeverisë, me direktiva në dëm të qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme