Lajme
Tahiri: Kushtetuta u shkel nga Qeveria, marrëveshja me Serbinë të shkojë në Kushtetuese
Demokracia
13:15 | 09 Prill 2023

Share:

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka përkujtuar sot 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës.

Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se akti më i lartë juridik i Kosovës është shkelur disa herë nga Qeveria e Kosovës.

Po ashtu, ajo tregoi se Kushtetuta as që përmendet në Marrëveshjen e Ohrit që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më 18 mars dhe sipas saj, kjo marrëveshje duhet të shkojë në Kushtetuese.

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Sot Dita e Kushtetutes te shtetit tone. U shkel nga qeveria, nuk permendet ne marreveshje me serbine, madje as per asociacion dhe vetmenaxhim per pakicen serbe. Marreveshja duhet te shkoj ne Gjykaten Jushtetuese!

Të ngjashme