Lajme
Tahiri- Kurti: Ku e merr guximin t’i thuash naive politikës së Bidenit
Demokracia
12:35 | 02 Qershor 2023

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës e ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se si mund të ketë guxim ta quajë naive politikën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, kjo pas deklaratave të Kurtit ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku kritikat e tij për veprimet në veri i quajti “naive dhe të gabuara”.

“Ku e merr guximin kryeministri i Kosovës me quajt naive politikën e jashtme të presidentit Biden. Ky është kryeministër i të gjithëve, ky na përfaqëson të gjithëve, nuk është thjesht Albin Kurti i opozitës”, tha Tahiri.

Tahiri theksoi se raportet e dëmtuara nga Kurti në mes të Kosovës dhe ShBA-së, janë bërë temë “në të gjithë botën”, duke shtuar se “sot Fox News raportonte” për këtë dëmtim të raporteve.

“I ki lajmet në tërë botën për dëmtimin e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA. Pse? Sepse Kosova po e sfidon ShBA-në në çështjet e sigurisë, aty ku është më e ndjeshme”, shtoi ai.

Të ngjashme