Lajme
Tahiri kërkon nga Scholz dhe Macron që t’i kërkojnë Vuçiqit ta njoh Kosovën
Demokracia
12:25 | 19 Shkurt 2023

Share:

Ish-krynegociatorja Edita Tahiri ka kërkuar që presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz duhet t’i kërkojnë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ta njoh Kosovën.

Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Franca e ka pranuar pavarësinë e Algjerisë dhe Gjermania ka pranuar fajësinë nga lufta me Francën.

“Mendoj që Macron dhe Scholtz duhet t’i thonë Vuciqit ta pranoj Kosovën me shembujt e tyre se Franca e ka pranuar pavarësinë e Algjerisë dhe Gjermania ka pranuar fajësinë nga lufta me Francën. Këto janë shembuj botërore që kanë sjellë paqe”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme