Lajme
Tahiri: Insistimi për të mbajtur seancën me çdo kusht është qëllim për të shkaktuar përplasje të reja në Kuvend
Demokracia
18:07 | 13 Korrik 2023

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar mbylljen e seancës së Kuvendit të Kosovës pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur sot.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se insistimi për mbajtjen e seancës me çdo kusht, duke mos pasur kushte as vullnet, është qëllim për të shkaktuar përplasje të reja.

“Insistimi që seanca të mbahet me çdo kusht, kur nuk ka as kushte as vullnet, është qëllim për të shkaktuar përplasje të reja në Kuvend! Ajo duhet të ndërpritet menjëherë!”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme