Lajme
Tahiri: E lëshuam sallën që t’i japim mesazh Kurtit që të mos abuzojë
Demokracia
12:22 | 17 Shkurt 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se lëshimi i sallës nuk ka qenë i planifikuar nga opozita, por erdhi si pasojë e fjalimit të kryeministrit Albin Kurti.

“Ishte një ngjarje që meriton respekt mirëpo nuk ishte e planifikuar nga ne, por që u kthye në një seancë të komunikimit politik e që nuk do të duhej të jetë kështu për shkak se seanca të tilla e kanë vetëm një qëllim shprehjen e falënderimit”, tha Tahiri.

Tutje ai tha se Kurti fliste për çështje që nuk do të duhej në një seancë festive.

“Fliste për çështje që nuk do të duhej në një seancë festive, vendimi ynë është veprim politik për t’i dhënë porosi që të mos abuzohet me një ditë historike siç është shpallja e pavarësisë së Kosovës”, tha Tahiri para mediave./Lajmi.net/

Të ngjashme