Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka quajtur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, huligan te pacipë.
Tahiri ka thënë se Bislimi e shpërfaqi huliganizmin e tij edhe sot në Kuvend, duke provokuar e sulmuar deputetët e opozitës me mjete të forta.
“Ftoj policinë dhe prokurorinë që urgjentisht të iniciojnë hetime për sulm fizik nga ky huligan deficitar, i cili përmbushjen me pushtet e gjen duke ushtruar dhunë fizike, e duke rrezikuar jetën e deputetëve brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Tahiri.
Kujtojmë se sot seanca e kuvendit eskaloi në dhunë fizike mes deputetëve të pozitës e opozitës.