Sport
Szczesny shkruan histori për të keq në takimin kundër Sllovakisë në “Euro2020”
Demokracia
19:03 | 14 Qershor 2021

Share:

Pak minuta më parë ka përfunduar pjesa e parë në takimin ndërmjet Polonisë dhe Sllovakisë në Kampionatin Evropian “Euro2020”.

Sllovakia është duke udhëhequr 0-1 në 45 minutat e para të takimit ndaj Kombëtares së Polonisë, shkruan Demokracia.com.

Goli i vetëm është realizuar nga portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, që shënoi në portën e tij.

Kësisoj, numri një i portës polake ka shkruar histori për të keq, duke u bërë portieri i parë që shënon autogol në historinë e Kampionatit Evropian.

Goli i vetëm që vulosi fraksionin e parë u regjistrua në minutën e 18-të pas një solo-depërtimi fantastik të sulmuesit sllovak Mak.

Polonia dhe Sllovakia ndodhen në Grupin E së bashku me Spanjën dhe Suedinë. /Demokracia.com

Të ngjashme