Lajme
Syla: ZRRE e VV-së, dënove KEDS që KOSTT t’i furnizojë serbët me rrymë falas
Demokracia
19:37 | 18 Nëntor 2022

Share:

Gazetari Valon Syla, ka sfiduar bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të arsyetohet, nëse mundet, për dënimin e distributorit të energjisë elektrike “KEDS”, ndërsa ndaj Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut “KOSTT” nuk ka shqiptuar një të tillë.

“Bordi politik i Vetëvendosjes ne ZRRE e ka denu KEDS’in pse i ka furnizu shqiptarët me rryme. KOSTT’in e ka fale sepse i ka furnizu serbët e veriut njejte me rryme, vec ata pa pare. Pra, me miliona euro te buxhetit” shkroi Syla dhe shtoi më tej. “Pse ua moret KEDS’it 11 milionë? Me e mbushe buxhetin që me pasë pare me ia dhane KOSTT’it me e furnizu veriun prapë pa pare a?”

Syla tha se Vetëvendosje është zotuar t’i shkatërrojë bizneset private.

“Keta jane zotu mi shkatrru bizneset, edhe keto se kane mshef kurrë, po vec edhe paten premtu qe s’pagujne asni cent per Veriun. Armiku s’flen, jena ktu me jau rikujtu…”

Syla më tej e shtoi edhe një vlerësim për ZRRE dhe kryeministrin Kurti sa i përket energjisë.

“Por nëse vendoset në gjyq kjo, keni me humb si me KEK’un. Shumë bord i lodht jeni. E keni mashtru Kurtin, po neve gazetarëve që e kemi përcjellë energjetikën nga rifillimi, e keni ma vështirë”.

Me 16 nëntor Bordi ZRRE miratoi propozimin e gjobitjes së KEDS dhe KESCO ndaras me nga 8.4 milionë dhe 2.7 milionë përkatësisht. Që të dyja këto kompani kanë njoftuar se do të ndjekin rrugët ligjore për të dëshmuar të kundërtën e pretendimeve të ZRRE’së se kishin rrezikuar furnizimin e rregullt të energjisë për qytetarë.

Të ngjashme