Lajme
Syla ngrit zërin para Ramabajës: Çka do t’i thoni Avni Deharit për Asociacionin, dy djem iu kanë mbytë
Demokracia
21:48 | 06 Dhjetor 2023

Share:

Analisti Sadri Ramabaja tha se opozita duhet të ketë një pozicion në lidhje me Draft-Statutin për Asociacionin.

“Opozita le ta bëjë punën e vetë ose të thotë që Draft-Statuti për Asociacionin është krejtësisht i papranueshëm për ne, ose të thotë është i pranueshëm me këto vërejtje etj. Por jo të luajë edhe-edhe, duhet të pozicionohet”, tha Ramabaja në Pressing.

Më pas ndërhyri analisti Valon Syla, duke i drejtuar një pyetje Ramabajës: “Kanë vdekë njerëz për Asociacion. Çka keni me i thanë Avni Deharit, njeriu i ka humbë dy djem”, tha Syla.

“Dy djemë që ju kanë mbytë”, tha Ilir Mirena.

“Sakrifica për Asociacionin duhet me u përmend”, shtoi Mirena.

Të ngjashme