Lajme
Syla: Kurti s’ka lënë njeri pa e rrejtë, edhe votuesin e vet edhe diplomatët e huaj
Demokracia
21:49 | 11 Mars 2024

Share:

Gazetari Valon Syla në emisionin Pressing ka thënë se populistët zakonisht një mandate e kalojnë duke gënjyer e pastaj të dytin demtohen, sepse “rrena i ka këmbët e shkurtëra”. Sipas tij Kurti ka gënjyer të gjithë; edhe votuesit e tij edhe diplomatët perëndimor.

“Populistat zakonisht nga një mandat e hajnë kështu, e i dyti zakonisht dëmtohet se rrena i ka këmbët e shkurta. Albin Kurti i ka bo të gjitha, s’ka lënë njeri pa e rrejtë. Edhe votuesin e vet edhe diplomacinë perëndimore”, tha Syla në Pressing.

“Votuesin e ka rrejtë se ka me i shti njerëzit në burg, vetëm Burdushin e kanë shti në burg dhe do gazetarë po i ndjekë me padi të shtetit”, tha Syla.

Të ngjashme