Lajme
Syla kritikon kosovocentrikët: E shajnë Edi Ramën, por nuk e përmendin Dejona Mihalin
Demokracia
08:42 | 02 Mars 2024

Share:

Analisti Valon Syla ka kritikuar aktivistët e VV-së, të cilët e kritikojnë Shqipërinë, por nuk e përmendi kurrë Dejona Mihalin, njërën prej zyrtareve kryesore të partisë në pushtet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se aktivistja nga Shqipëria ua zgjedh edhe konkurset nëpër institucione publike dhe askush nuk guxon të përmend.

Sipas tij, një gjë të tillë askush prej kosovarëve nuk do të mund ta bënte në Tiranë.

Kosovarët, kjo pjesa si kosovocentrikë patetik, e shajnë Shqipërinë e Edi Ramën si te çelin gojën, ndërsa që Dejona Mihali ja u zgjedh edhe konkurset neper i institucione publike, se permendin. Paramendone një i Kosovës a kish mujt me bë këtë në Tiranë…. apo cili vend i regjionit apo edhe me gjêrë e kish toleru një gje të tille? Folni?”, ka shkruar Syla.

Të ngjashme