Lajme
Suspendohet polici serb që drogohej në Komunë të Leposaviqit
Demokracia
21:41 | 31 Janar 2024

Share:

Është suspenduar policin Pavle Radoviq me kërkesë të Inspektoratit Policor të Kosovës, pas publikimit nga gazeta Nacionale të pamjeve ku brenda objektit të Komunës së Leposaviq. sipërpërmenduri bashkë me disa punonjës të tjerë të komunës shihen teksa konsumojnë substanca narkotike të dyshuara si kokainë.

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë filluar një hetim pas publikimit të video-incizimeve të reja në medie në bazë të të cilave dyshohet se zyrtarë të komunës së Leposaviqit kanë konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës. Hetimi i IPK-së ka filluar bazuar në dyshimet se në këto pamje tashmë të publikuara mund të jetë i përfshirë si i dyshuar edhe një zyrtar policor. IPK me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë tashmë ka intervistuar një zyrtar policor të Stacionit Policor në Leposaviq me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Në videot që ka siguruar Nacionale, polici Radoviq shihet teksa drogohet në shoqërimin e punonjësve, e madje dëgjohen edhe zëra duke sharë: “f..k the police”.

Para publikimit të videove, Nacionale kishte konfirmuar se në listat e Policisë në Leposaviq ishte një polic me të njëjtat të dhëna që i posedonim edhe ne.

Pavle Radoviq figuronte në listat e zyrtarëve policorë. Megjithatë, emrin e zyrtarit policor nuk do e kishim publikuar deri sa të kishim një konfirmim nga institucionet të cilat e kanë emrin.

Të ngjashme