Lajme
Suspendohet nga puna gazetari i RTK, Haziri: Me urdhër të Kurtit, vetëm pse ishte kritik
Demokracia
19:57 | 29 Korrik 2023

Share:

Ish-kreu i Gjilanit dhe një prej figurave kyçe të LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj suspendimit që RTK i ka bërë gazetarit gjilanas Asdren Agushi. Haziri thotë se ai është suspenduar nga puna me porosi të pushtetit të Albin Kurtit vetëm pse Agushi ka qenë kritik.

Haziri thotë se është tentim skandaloz që t’i mbyllet goja gazetarëve dhe rrjedhimisht të ngulfatet fjala e lirë. Ish-kreu i Gjilanit ka rikujtuar se i njejti gazetar ka qenë kritik dhe i ashpër në disa raste edhe me të.

“Lëkundjet dhe trandjet e pushtetit me mendësi autoritare hetohen kur tentojnë t’i disiplinojnë gazetarët, me metoda të vjetra. Suspendimi nga puna me porosi të pushtetit të Albin Kurtit nga nga menaxhmenti i RTK-së (Radio Televizioni i Kurtit) për gazetarin Asdren Agushi, veç pse ky i fundit ka qenë kritik, është skandaloz dhe tentim për t’ua mbyllur gojën gazetarëve dhe rrjedhimisht, ngulfatjen e fjalës së lirë. Agushi ka qenë kritik i të gjitha pushteteve, madje i ashpër në disa raste edhe nadaj meje. Por, deri sot nuk është penalizuar asnjëherë. Në mbështetje të Asdrenit dhe të gjithë gazetarëve të Kosovës sa herë që përballen me presione e linçime. Karshi pushteteve, gazetarët kanë gjithmonë të drejtë!

Familja e Agushit kanë qenë gjithmonë kryengritës për lirinë e shqiptarëve dhe nga presidenti i Shqipërisë është dekoruar me Medaljen e Artë të Shqiponjës për kontributin e dhënë për kombin e atdheun. Vazhdoni të punoni me gjakun e Sejdo Bajramoviqit i cili ka një hero në varrezat e heronjve në Beograd dhe quhet Dragan Bajramoviq. Edhe ai e ka një shok dhe ka lënë një amanet Gjilan. Me ju është!”, ka shkruar Haziri.

Të premten në profilin e tij Asdren Agushi ka thënë se pas punës 7 vjeçare si gazetar dhe korrespodent, është suspenduar nga puna. Ai ka thënë se arsyetimi që i është dhënë vetëm arysetim nuk është.

Tutje Agushi ka thënë se është detyrë e gazetarit që të jetë kritik i pushtetit dhe shton se ka qenë kritik i secilit pushtet. Ai ka thënë se të gjitha mund t’i ketë , vetëm servil nuk është.

“Sot jam suspendu nga puna si gazetar-korrespodent nga RTK pas 7 vjet pune ne kete institucion. Arsyetimi per suspendim vetem arsyetim nuk eshte! Pse jam kritik ndaj pushtetit, mendoj se e kam detyre si gazetar me qene kritik ndaj secilit pushtet. I tille kam qene me te gjitha pushtetet! Tana muj me i pas vetem servil s’muj me qene kurre, sepse edukaten familjare e kam ashtu! I sherbej profesionit si profesionist, kurre s’i nenshtrohem t’keqes! Nese i kam penguar pushtetit aspak s’me vjen keq, por le ta mbajne ne ndergjegjen e tyne ata qe po persekutojne gazetare e secilin qe s’mendon si ta. Une s’kam me u ndal se s’eshte ne natyren tem me u ndal! Do t’i ndjek tana rruget ligjore dhe do ta fitoje edhe kete beteje! Besoj shume qe ne kete vend ka drejtesi dhe qe nuk eshte e nenshtrume! Demokracia eshte ndertu ne kete vend dhe s’ka fuqi qe mundet me prish! Shihemi ne proceset e ardhshme! Une si fitues, sigurisht!”, ka shkruar Agushi.

Të ngjashme