Sport
Superkompjuteri parashikon tabelën e Ligës Premier: Man United me përfundimin më të keq në 30 vitet e fundit
Demokracia
17:46 | 13 Nëntor 2023

Share:

Një superkompjuter ka parashikuar tabelën përfundimtare të Ligës Premier dhe Manchester United pritet të ketë përfundimin e tyre më të keq në 30 vjet.

United mposhti Lutonin me rezultat 1-0 në fundjavë dhe pavarësisht një fillimi të zymtë të sezonit, djemtë e Erik ten Hag janë aktualisht një nga ekipet në formë të Ligës Premier.

Teksa “Djajtë e Kuq” renditen në vendin e gjashtë, Ten Hag insistoi këtë fundjavë se klubi ishte në një “pozicion shumë të mirë” për të përfunduar në top katërshe, pasi kishte fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit të ligës.

Megjithatë, superkompjuteri i quajtur, BETSIE, ekzekutoi algoritmin e tij dhe ka parashikuar se klubi do të përfundojë në vendin e tetë. Në rast se ndodh kjo, Man United do të regjistronte renditjen më të keqe në më shumë se 30 vitet e fundit.

Madje Tottenhami, i cili tani ka humbur ndeshjet e njëpasnjëshme kundër Chelseat dhe Wolvesit, është menduar të mbetet prapa ekipeve si Manchester City, Arsenal dhe Liverpool në tabelë.

E gjithë tabela është si më poshtë:

1.Manchester City

2.Arsenal

3.Liverpool

4.Newcastle United

5.Aston Villa

6.Chelsea

7.Tottenham

8.Manchester United

9.Brighton

10.Brentford

11.West Ham

12.Everton

13.Wolverhampton Wanderers

14.Crystal Palace

15.Nottingham Forest

16.Fulham

17.Bournemouth

18.Burnley

19.Luton

20.Sheffield United

Të ngjashme