Lajme
Sulmuesja e shkollës në ShBA e kishte planifikuar me kujdes sulmin, kishte një hartë
Demokracia
08:35 | 28 Mars 2023

Share:

Një ish-nxënëse vrau tre fëmijë dhe tre të rritur në një shkollë fillore të Krishterimit të hënën në Nashville të ShBA-së të hënën, e armatosur me dy armë “të stilit sulmues” dhe një pistoletë, pasi e kishte planifikuar masakrën përmes vizatimit të një harte të hollësishme dhe kryerjes së vëzhgimit të ndërtesës, ka thënë policia.

Komandanti lokal i policisë, John Drake, tha se sulmuesja kishte planifikuar që të sulmonte disa vende të ndryshme, duke thënë se një letër, e cila i përkiste të dyshuarës, “jep shenjë se do të kishte të shtëna në disa vende dhe shkolla ishte njëra ndër to”, raporton The Guardian.

Policët e qëlluan për vdekje sulmuesen. Policia lokale i identifikoi viktimat si Evelyn Dieckhaus, Hallie Scuggs, William Kinney, Cynthia Peak, Katherine Koonce dhe Mike Hill.

Duke e vajtuar sulmin, presidenti amerikan, Joe Biden, e përsëriti thirrjen e tij ndaj Kongresit për të miratuar një reformë domethënëse për kontrollimin e armëve, përfshirë vendosjen e ndalimit të armëve sulmuese.

Sulmuesja është identifikuar si Audrey Elizabeth Hale, 28 vjeçe. Drake tha se Hale ishte dikur nxënëse e shkollës. Ai gjithashtu tha se sulmuesja e identifikonte veten si transgjinore.

Drake tha se sulmuesja e siguroi hyrjen në ndërtesë përmes të shtënave në një derë, duke shtuar se ajo kishte vizatuar harta të shkollës, përfshirë pikat e hyrjes.

ShBA-ja është ballafaquar edhe me sulme të tjera në shkolla rishtazi. Në maj të vitit të kaluar, 19 fëmijë dhe dy mësues u vranë në një shkollë fillore në Teksas.

Të ngjashme