Lajme
Sulmoi seksualisht të miturën në Podujevë, arrestohet i dyshuari
Demokracia
09:25 | 11 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një të mitur në Podujevë.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“SULM SEKSUAL/Podujevë 10.03.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/

Të ngjashme