Lajme
Miftaraj tallet me drejtorin e RTK-së: Punoj tha prej vitit 2000 si gazetar dhe e kam përkrahur partinë në pushtet
Demokracia
08:28 | 04 Maj 2024

Share:

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, është tallur me drejtorin e RTK-së, Rilind Gërvalla, i cili në letrën drejtuar organizatës “Reporterët pa Kufij” e ka pranuar se sa ka qenë gazetar e ka mbështetur VV-në.

Ai ka bërë me dije se kjo mjafton për të kuptuar integritetin, paanshmërinë dhe profesionalizmin e gazetarit, që partia në pushtet e ka bërë drejtor në RTK.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se VV-ja e ka sjell praktiken që dikush mund të punoj si gazetar ose në ndonjë OJQ dhe të ushtroi një pozitë publike.

“Punoj tha prej vitit 2000 si gazetar. E kam perkrahur partinë në pushtet. Qe disa vite nuk jam i angazhuar në partinë në pushtet. Kaq mjafton me kuptu për integritetin, paanshmërinë dhe profesionalizmin e gazetarit që partia ne pushtet e ka vendosur në RTK. Nese deri ne vitin 2019, me krejte te metat qe ka pas Kosova, me korrupsion, me nepotizem, me keq qeverisje, e ku me dite çka tjeter, as qe eshte imagjinuar qe nje gazetar ose nje aktivist i shoqerise civile ne te njejten kohe te jete edhe gazetar ose te punoj ne nje OJQ dhe te ushtroj pozita publike ne institucione te pavarura te emeruar nga partia ne pushtet permes Kuvendit ose ministrave te LVV”, ka shkruar ai, duke shtuar se numri i tyre është i vogël.

“LVV per here te pare e ka ndertuar kete praktike. Ne mengjes deri ne ora 10 paguhet nga OJQ, pas ores 10 deri te merr gjumi punon per partine politike ne pushtet. P.S. Fatmiresisht, keto raste Jane te izoluara dhe numerohen ne gishta te nje dore, por e demshme dhe e rrezikshme praktika qe e ka filluar partia ne pushtet”, ka shkruar ai.

Të ngjashme