Lajme
Sulmoi policët që i shqiptuan gjobë, arrestohet në person në Prishtinë
Demokracia
10:30 | 23 Korrik 2022
Ilustrim

Share:

Një person është arrestuar pasi që i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët e gjobitë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik, një person ka kanosur verbalisht dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, përcjell Demokracia.com.

“PENGIM I PERSONIT ZYRTAR/ Rr. Muharrem Fejza ,Prishtinë 22.07.2022-08:55. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik, ka kanosur verbalisht dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme