Lajme
Sulmoi një person dhe më pas tentoi ta sulmoi edhe policin, arrestohet një femër në Pejë
Demokracia
10:00 | 08 Shtator 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës njofton se kanë arrestuar një femër në Pejë, pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht një person dhe po ashtu ka tentuar ta sulmoi një polic. 

Rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 17:35.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta për motive të panjohura e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në rast kishte ndërhyrë personi zyrtar, te cilin po ashtu e dyshuara kishte sulmuar/fyer verbalisht dhe kishte tentuar që ta sulmoi edhe fizikisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme