Lajme
Sulmohet kandidati për president të Malit të Zi, dalin pamjet
Demokracia
20:07 | 10 Mars 2023

Share:

Kandidati presidencial i Lëvizjes “Evropa tani”, Jakov Milatoviq, është sulmuar sot kur ka ardhur në tubimin parazgjedhor në Cetinje të Malit të Zi.

Para Qendrës Sportive Milatoviq e kanë pritur njerëzit, të cilët kanë filluar ta shajnë, e më pas e kanë sulmuar atë. Ai është mbrojtur nga sigurimi dhe policia.

Presidenti i subjektit politik Prava Montenegro, Marko Milaçiq, ka postuar në rrjetet sociale një video të sulmit ndaj Milatoviqit. /Demokracia.com/

Të ngjashme