Lajme
Sulmohet grupi prej 5 personash në Gjilan, theret me thikë një person
Demokracia
09:31 | 16 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Mbrëmë në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan, një person është therur me thikë. Policia njofton se tre persona kanë sulmuar një grup prej pesë personash, për shkak të një mosmarrëveshje.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore kanë gjetur e konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

“VRASJE NË  TENTATIVË /Rr. Abdullah Tahiri, Gjilan 15.05.2022-21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku edhe me disa (tre) shokë, dyshohet për shkak se kishin pas mosmarrëveshje e përleshje më herët (gjatë ditës), kanë sulmuar fizikisht një grup (5) të rinjsh, dhe për pasojë njëri prej tyre-viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë-thikë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore kanë gjetur e konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme