Lajme
Sulmohet dhe plaçkitet një burrë në Gjilan
Demokracia
09:59 | 03 Gusht 2023

Share:

Të mërkurën rreth orës 19:00, në “Rrugën e Malishevës” në Gjilan, një person është sulmuar fizikisht dhe është plaçkitur.

Sipas raportit 24-orësh Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Rr. e Malishevës, Gjilan, 02.08.2023-19:00. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e qytetit pasi që nga një person i panjohur ishte sulmuar fizikisht dhe kishte pësuar lëndime në nofull. Sipas viktimës i dyshuari ia kishte marrë telefonin dhe portofolin. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.

Të ngjashme