Lajme
“Sulmi i 24 shtatorit” | Kurti, në të njëjtën konferencë akuzon Serbinë e Vuçiqin dhe në mënyrë të paprecedentë sulmon institucionet e Republikës së Kosovës, Këshillin Prokurorial e Kryeprokurorinë
Demokracia
16:04 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Në mënyrë ta paprecedentë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shfrytëzuar një konferencë për media në të cilën ka shpalosur fakte për rolin e shtetit të Serbisë dhe presidentit Vuçiq në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, për të sulmuar në mënyrë të paprecedentë edhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Pa e pyetur askush dhë në mënyrë të pakuptueshme, por menjëherë sapo ka përfunduar pjesën në të cilën ka folur për Serbinë, presidentin e saj dhe grupin terrorist, Kurti ka vazhduar me sulmet e tij, jo më mbi institucionet serbe, por mbi institucionet e Republikës së Kosovë – mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe mbi Kryeprokurorinë e Shtetit, shkruan Demokracia.com.

Kurti del me detaje: Po përgatitet një sulm i ri ndaj Kosovës, ja ku janë stacionuar serbët

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka hedhur sulmet mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Kryeprokurorinë e Shtetit. Sipas tij, pasiviteti i këtyre institucioneve është i pakuptueshëm për neve.

“Për fund, para se t’ia kalojë fjalën ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla, dua të them, të nderuar gazetarë e të dashur qytetarë se, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Kryeprokuroria e Shtetit, 3 muaj pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ende nuk ngritën aktakuza dhe as nuk e njoftuan publikun për sulmin më të madh të orkestruar ndaj Republikës tonë, jo vetëm në vitin 2023, jo vetëm ndaj policisë, rendit e ligjit, por edhe ndaj integritetit territorial të vendit e qytetarëve të shtetit. Ky pasivitet dhe mosinformim është i padrejtë dhe i pakuptueshëm për neve. Ju faleminderit”, deklaroi Kurti në konferencën për media më 23 dhjetor 2023. / Demokracia.com /

Të ngjashme