Lajme
Sulmet ruse në Ukrainë, Franca dërgon 33 ton ndihma humanitare për refugjatët e luftës
Demokracia
11:16 | 28 Shkurt 2022

Share:

Qeveria franceze ka dërguar 33 ton ndihma humanitare në Poloni për të ndihmuar ukrainasit, tha sot ministri i Brendshëm, Gerald Dharmaine, ndërsa në vijim do të dërgohen 33 ton ndihmë humanitare në Moldavi.

“Kemi dërguar tashmë 33 ton material (humanitar)” në Poloni , ku mijëra refugjatë ukrainas janë strehuar pasi Rusia pushtoi vendin e tyre, tha ministri për televizionin “France 2”.

“Bëhet fjalë për çadra, ilaçe , ushqime , çdo gjë që mund ti vijë në ndihmë ukrainasve për të lehtësuar kushtet e vështira në të cilat ndodhen”, shtoi ai, përcjell abcnews.al Dy avionë civilë “të mbushur me ilaçe”, sipas ministrit, do të mbërrijnë në Poloni nesër, e martë.

Të ngjashme