Lajme
Sulme me molotov, vezë e deri te pranimi i meritave të Isa Mustafës | Albin Kurti i ndërron qëndrimet si çorapet
Demokracia
14:44 | 24 Korrik 2023

Share:

Sa ishte kryeministër shtëpisë së tij dëshironin që t’ia vënin flakën, e pas disavitesh, më saktësisht dje kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ia njohu meritën ish-Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, për garancën e marrë nga ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, se Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe “nuk do të përbëjë nivel të tretë ose të ndërmjetmë të pushtetit” në Kosovë.

Por, dikur  aktivistët e Vetëvendosjes tentonin ta digjnin me molotov shtëpinë e Isa Mustafës, shkruan Demokracia.com.

Diçka e tillë kishte ndodhur gjatë protestave të muajit janar ku kundërshtohej Asociacioni dhe demarkacioni me Malin e Zi.

Madje veç shtëpisë në Prishtinë, aktivistët e VV-së më parë kishin mësyrë edhe shtëpinë e Mustafës në Prapashticë.

Atje kishin realizuar një aksion simbolik, ku kishte pasur edhe përleshje me Policinë e Kosovës.

Nga sulmi i aktivistëve të VV-së në shtëpinë e Mustafës, ishin publikuar edhe video nga partia e tij.

Lidhja Demokratike e Kosovës aso kohe kishte lëshuar një komunikatë ku kërkonte që autorët e veprimeve të tilla të dalin para drejtësisë.

“Gjatë këtyre ditëve janë djegur makinat e familjarëve të ministrave dhe zëvendësministrave e të shefave të grupeve parlamentare të LDK-së e PDK-së, janë hedhur disa shishe molotovi mbi shtëpinë e kryeministrit Mustafa, janë dëmtuar dhjetëra zyra të LDK-së nëpër Kosovë dhe është djegur zyra e PDK-së në Deçan. Mos të harrojmë se së paku 6 çanta me 39 shishe koktej molotovi, Policia e Kosovës ka deklaruar se i ka gjetur edhe në tendat e ngritura në shesh si dhe më herët në selinë e një partie”, thuhej në komunikatën e LDK-së.

Vite  më parë për një intervistë për televizionin publik, Kurti kishte deklaruar se nuk e konsideron as serioz e as të sinqertë Isa Mustafën.

“Nuk e konsideroj atë as njeri serioz e as të sinqertë”, kishte thënë ai.

Madje kishte shtuar se nuk ka as respekt për të. “

Nuk mund të ofendohem prej dikujt që nuk kam respekt për të, unë nuk kam respekt për të”, kishte thënë atëkohë lideri i Vetëvendosjes.

Edhe dy javë më parë, Albin Kurti e akuzoi përsëri Isa Mustafën për prishjen e marrëveshjes së opozitës së bashkuar në 2014, e cila njihej si VLAN.

“Më 10 shtator, u bënë katër vjet nga Marrëveshja e VLAN-it. Siç dihet e shihet, të tjerët e shkelën atë”, kishte shkruar Kurti duke aluduar në Isa Mustafën si prishës të marrëveshjes.

Partia e Albin Kurtit kishte sulmuar me vezë Isa Mustafën

Në atë kohë Vetëvendosje me pankarta “Isa Ranch, shiti pronat tua jo të Kosovës” u nis drejt shtëpisë së Isa Mustafës.

E gjatë kohës sa Mustafa ishte kryeministër, protestues të po kësaj partie, kishin dalë në rrugë me parullë “Isë Isë, argat i Serbisë”.

Ndërsa sot si opozitar, Kurti ka takuar Mustafën dhe ka premtuar bashkëpunim, sic ka thënë “për një qeverisje cilësore”.

Të ngjashme