Sport
Suksesit të Frankfurtit në Ligën e Evropës ia sheh hajrin edhe Gjermania, pesë ekipe në Champions edicionin e ardhshëm
Demokracia
11:18 | 19 Maj 2022

Share:

Fitorja e Eintracht Frankfurt të mërkurën në mbrëmje, në finalen e Ligës së Evropës gëzoi të gjithë Gjermaninë.

Kjo pasi vitin e ardhshëm, do të jenë pesë skuadra nga futbolli gjerman, si askush tjetër në kontinent, që do të startojnë në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e rinj të Eintrahtit Frankfurt, fituan të drejtën që t’i bashkohen Bayern Munich, Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen dhe RB Leipzig, si pjesëmarrës në eventin elitar të futbollit kontinental.

Ndërkohë, do të jenë tetë skuadra gjermane në startin e kupave të ardhshme europiane edhe me Union Berlin dhe Freiburg Ligën e Evropës dhe Këln në Ligën e Konferencës./Demokracia.com/

Të ngjashme