Sport
Suhareka gati për duelin e titullit, dhjetra “Xhebraila” marrin rrugën për Podujevë
Demokracia
13:30 | 01 Maj 2022

Share:

Ndeshja më e rëndësishme në histori të klubit për Ballkanin do të luhet sot në Podujevë.

“Portokallezinjtë” me një pikë në stadiumin “Zahir Pajaziti” e sigurojnë matematikisht titullin e parë në histori të klubit, shkruan Demokracia.com.

Interesimi për të udhëtuar drejt Podujevës është i lart nga suharekasit.

Tifogrupi suharekas “Xhebrailat” kanë publikuar një fotografi para nisjes për në Podujevë.

Dhjetra anëtarë të këtij tifogrupi duket të jenë nisur në mënyrë të organizuar.

Krahas atyre, nga Suhareka pritet të jenë numër i madh i shikuesve në shkallët e stadiumit “Zahir Pajaziti”.

Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit i takon javës së 32-të dhe fillon nga ora 15:00./Demokracia.com/

Të ngjashme