Sport
Suarez i siguron një tjetër fitore Atleticos, kampionët bëhen lider në La Liga
Demokracia
21:33 | 21 Shtator 2021

Share:

Atletico Madridi ka marrë lidershipin e kampionatit elitar spanjoll falë fitores me përmbysje kundër Getafes.

Kampionët e Spanjës fituan 1-2 ndaj skuadrës së paralagjes së Madridit, Getafes, shkruan Demokracia.com.

Më meritori për këto tri pikë të Atleticos ishte sulmuesi uruguaian, Luis Suarez që realizoi dy golat e fitores.

Në fakt, të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit në minutën e 45-të me anë të Mitroviq.

Rikthimi i madh i të besuarve të Diego Simeones nisi në minutën e 78-të kur Suarez barazoi shifrat.

Po rrjedhte minuta e 90-të kur Suarez doli sërish në skenë për t’ia siguruar pikët maksimale skuadrës së tij.

Kësisoj, Atletico është lider në La Liga me 14 pikë, një më shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më pak.

Getafe në anën tjetër pozicionohet në vendin e parafundit me asnjë pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme