Lajme
Stuhia në kryeqytet, Rama tregon se lisi i rrëzuar tek rruga “Luan Haradinaj” është larguar
Demokracia
19:41 | 01 Korrik 2023

Share:

Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka thënë se janë angazhuar maksimalisht me të gjitha ekipet në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia dhe reshjet e shiut.

Rama ka treguar se kanë arritur të largojnë lisin e rrëzuar në rrugën “Luan Haradinaj” dhe se është pastruar ajo zonë.

Kreu i Prishtinës ka falënderuar punëtorët e Hortikulturës për reagimin e shpejt.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ju informojmë se jemi të angazhuar maksimalisht me të gjitha ekipet tona në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut.

Reagimi i ekipeve tona në terren bashkë me zjarrfikësit ka qenë i menjëhershëm, kemi larguar lisin e rrëzuar nga rruga “Luan Haradinaj” dhe e kemi pastruar zonën.

Faleminderojmë punëtorët nga @Hortikultura për reagimin e shpejt!

Të ngjashme