Lifestyle
Studimi tregon se 3 viruset të sotëm janë gjetur në kockat e Neandertalëv
Demokracia
09:07 | 27 Maj 2024

Share:

Sekuencat gjenetike të tre llojeve të viruseve që qarkullojnë tani gjerësisht janw izoluar në kockat e dy prej individëve neandertalë që jetuan në Rusi 50,000 vjet më parë.

Këta janë viruset më të vjetër njerëzorë të gjurmuar ndonjëherë, pasi rekordi i mëparshëm i përkiste një patogjeni 31,000 vjet më parë, i gjetur në dhëmbët e një Homo Sapiens të lashtë në Siberinë verilindore.

Por nga u sëmurën Neandertalët? Si u riprodhuan këto viruse dhe sa infektues ishin ata, krahasuar me pasardhësit e tyre modernë? Kjo është pyetja e bërë nga Marcelo Briones, Profesor i Gjenomikës dhe Bioinformatikës në Universitetin Federal të São Paulo (Brazil), autor i studimit i publikuar në “bioRxiv”.

Në mbetjet kockore të dy Neandertalëve të gjetur në shpellën Chagyrskaya, Rusi, Briones dhe kolegët e tij izoluan profilin gjenetik të një adenovirusi, i cili sot shkakton simptoma të ftohjes; të një herpesvirusi, i cili shkakton herpes të buzëve dhe i një virusi papilloma, i cili mund të shkaktojë lytha dhe tumore gjenitale.

Duke i krahasuar këto sekuenca gjenetike me ato të homologëve modernë të këtyre viruseve, ekipi përjashtoi që kockat e Neandertalit ishin kontaminuar nga patogjenët e disa shkencëtarëve që punonin mbi to. Me fjalë të tjera, është e sigurt se përpara Homo sapiens, këto viruse infektuan në të vërtetë Neandertalët.

Të ngjashme