Lajme
Studimi amerikan: Tregtarët izraelitë të bursave dinin për sulmin e Hamasit më 7 tetor
Demokracia
19:30 | 04 Dhjetor 2023

Share:

Dy studiues nga Universiteti i New Yorkut dhe Fakulteti Juiridik i Columbia, gjetën një rritje të shitjeve të shkurtra të aksioneve izraelite në javët para 7 tetorit.

Një studim nga studiues në Universitetin e New Yorkut dhe Universitetin e Columbia, pretendon se tregtarët morën informacione për sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor përpara se të ndodhte dhe shkurtuan tregjet e aksioneve të SHBA-së dhe Izraelit, duke pritur që çmimet e aksioneve të bien pas sulmit, transmeton Telegrafi.

Studiuesit, Robert J. Jackson Jr. nga Fakulteti Juridik i Universitetit të New Yorkut dhe profesori Joshua Mitts i Fakultetit Juridik të Columbia, gjetën një rritje të konsiderueshme në shitjet e shkurtra të fondeve të tregtuara në shkëmbim që gjurmonin kompanitë izraelite në ditët para sulmit.

Sipas gjetjeve, shitjet e kontestuara të shkurtra ishin më të mëdha se ato që ndodhën në ditët para raundeve të mëparshme të luftimeve midis Izraelit dhe palestinezëve, dhe në Rripin e Gazës para shpërthimit të pandemisë së coronavirusit.

Studiuesit thonë se ata identifikuan shitje të konsiderueshme të shkurtra në dhjetëra kompani të tregtuara në bursën e Tel Avivit përpara sulmit.

Nga studimi rezulton se nga data 14 shtator deri më 5 tetor është ndërtuar një pozicion në vlerën 4.43 milionë aksione të Leumi Bank. Pas sulmit të Hamasit, ata që ndërtuan atë pozicion fituan 3.2 miliardë shekelë izraelitë.

Studiuesit shkruajnë se ata nuk panë një rritje kumulative në pozicionet e shkurtra në aksionet e tregtuara në SHBA të kompanive izraelite, por ata identifikuan një rritje të pazakontë në tregtimin e opsioneve në aksione të tilla me data skadimi menjëherë pas 7 tetorit.

Dyshja zbuloi gjithashtu modele të ngjashme në tregtimin e fondeve të aksioneve izraelite, kur Hamasi thuhej në të kaluarën se po planifikonte një sulm të ngjashëm me atë që kreu dy muaj më parë. Përfundimi i tyre është se ka pasur tregtarë që kanë ditur për sulmin e afërt dhe kanë përfituar nga ngjarja tragjike.

Studimi thekson se, përpara miratimit të ligjit të reformës gjyqësore të Izraelit më 24 korrik 2023, i cili shkaktoi një rënie të aksioneve izraelite, nuk kishte rritje të ngjashme në shitjet e shkurtra.

Dy profesorët e drejtësisë thonë se në përgjithësi, provat janë në përputhje me tregtimin e informuar dhe ata po përpiqen të vlerësojnë shkallën në të cilën ligji ekzistues i letrave me vlerë mund të zbatohet për këto shitje të shkurtra.

Ata po mbrojnë legjislacionin që do të mbyllte hendekun dhe do të parandalonte tregtarët që të përfitonin nga njohuritë e mëparshme të sulmeve të armatosura.

Siç raporton Reuters, autoritetet izraelite po hetojnë pretendimet e studiuesve amerikanë se disa investitorë mund të kenë ditur paraprakisht për një plan të Hamasit për të sulmuar Izraelin më 7 tetor, dhe e kanë përdorur atë informacion për të përfituar nga letrat me vlerë.

Të ngjashme