Lajme
Studentët serbë të interesuar për Prizrenin e Ulpianën, nesër vizitojnë Prekazin
Demokracia
23:20 | 16 Korrik 2022

Share:

Studentët e huaj e ata kosovarë, që po ndjekin studimet në Universitetin Veror të Prishtinës, gjatë së shtunës vizituan Ulpianën e Prizrenin.

Ata ishin të ngazëllyer me gjetjet arkitekturore në qytetin antik të dardanëve.

Sivjet, përveç kurseve, studentëve përmes ekskursioneve do t’u ofrohet një program më informues për historinë dhe kulturën e vendit, ku po qëndrojnë përkohësisht.

Ky është edicioni i 21-të i Universitetit Veror të Prishtinës, derisa sivjet po mbahet me prezencë fizike, pas dy vitesh, që është mbajtur online për shkak të pandemisë.

Të ngjashme