Lajme
Studentë nga Shkupi, Mitrovica, Peja dhe Gjakova i bashkohen “Marshojmë për Drejtësi”
Demokracia
20:46 | 24 Mars 2023

Share:

Në “Marshojmë për Drejtësi”, që pritet të mbahet më 2 prill nga ora 14:00 në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së, do të marrin pjesë edhe studentë nga Shkupi, Mitrovica, Peja dhe Gjakova.

Kuvendi Studentor i Universitetit “Nënë Tereza” ka bërë të ditur se do t’i bashkëngjiten marshit, i cili do të mbahet të dielën e ardhshme në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe Parlamenti Studentor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, i atij të Gjakovës dhe i Universitetit të Mitrovicës.

“Marshojmë për Drejtësi” do të organizohet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, të dielën më 2 prill, në solidarizim ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. /Demokracia.com/

Të ngjashme