ShowBiz
Stresi publikon këngën e re “I smoke them”
Demokracia
21:33 | 15 Tetor 2022

Share:

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Stresi ditën e sotme (e shtunë) ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

“I smoke them” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Videoklipin e projektit këtë herë e ka realizuar në Kosovë, saktësisht në qytetin e Prizrenit.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për videon u kujdes produksioni Macro Films.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) në prurjen e re po ashtu ka përfshirë disa detaje e histori të jetës personale.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngën tashmë të plotë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të reperit.

Besohet se ky realizim i 36-vjeçarit do pritet mirë nga fansat e publiku.

VIDEO

Të ngjashme