Sport
Strakosha “thyen heshtjen” për interesimin e Chelseat: Është ëndrra ime e fëmijërisë, ndihem i nderuar
Demokracia
15:08 | 16 Qershor 2022

Share:

Thomas Strakosha e ka thyer heshtjen për interesimin e Chelseat për të siguruar shërbimet e tij.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe Lazios ka thënë se të luante në Premierligën angleze ishte ëndërr e tij që nga fëmijëria.

“Jam vërtet i nderuar që jam lidhur me një klub të lartë si Chelsea, është një ëndërr. Unë jam duke ëndërruar për Premier League që kur kam qenë fëmijë”, tha Strakosha, njofton Fabrizio Romano, transmeton Demokracia.com.


Gazetari italian dhe një nga më të besueshmit në botë për transferime, Fabrizio Romano ditë më parë raportoi për interesimin e klubit londinez ndaj “gardianit” shqiptar.

Chelsea do të tentojë transferimin e Strakoshës, vetëm në rast se largohet portieri Kepa.

27-vjeçarit i skadon kontrata në fund të muajit qershor dhe do të mbetet lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës./Demokracia.com/

Të ngjashme