Sport
Strakosha i lumtur te Shqipëria, gati ta rikthejë formën e mirë
Demokracia
11:18 | 24 Mars 2021

Share:

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha vazhdon të kalojë situatë të vështirë te Lazio pasi tashmë ka humbur pozitën e titullarit.

Ai prej kohësh po qëndron në stol, por duket se me ftesën që ka marrë nga Shqpëria ka gjetur lumturinë.

Futbollisti është grumbulluar me Shqipërinë, për 3 ndeshjet kualifikuese, ndaj Andorrës, Anglisë dhe San Marinos. Madje me shumë mundësi, portieri do të jetë titullar në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, teksa lumturinë e tij për grumbullimin e shfaq edhe në një postim në “Instagram”.

Në postimin e tij, Strakosha shkruan:”  Është bukur të jem përsëri me ekipin tim kombëtar, veçanërisht me një objektiv madhor përpara. Katar 2022, duam të provojmë”, shkruan Strakosha. /Demokracia.com

 

Të ngjashme