Lajme
Stafi administrativ i Prokurorisë Themelore në Prishtinë po e vazhdon grevën
Demokracia
12:42 | 22 Mars 2022

Share:

Stafi administrativ i Prokurorisë Themelore në Prishtinë po vazhdon ende grevën.

Një gjë të tillë, për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar anëtari i Këshillit Grevist të kësaj prokurorie, Alban Mehmeti.

Mehmeti tha se stafi administrativ i Prokurorisë Themelore në Prishtinë nuk ju ka bashkuar prezullimit të grevës të stafit të gjykatës.

Sipas Mehmetit, kërkesat e tyre janë adresuar në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), e që tutje këto kërkesa janë dërguar në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Zyrën e Kryeministrit por sipas tij, ende nuk ka ndonjë njoftim nga këto institucione.

“Kërkesat tona ju kanë drejtuar KPK-së edhe kanë shku në Ministri të Drejtësisë, në Zyre të Kryeministrit qe tre javë jena tu prit një përgjigje dhe skena përgjigje, kështu që për ne greva enda vazhdon”, tha Mehmeti.

Tutje, ai ka thënë se fillimisht greva ka nisur nga këshillat grevist të gjykatave kryesisht Pallatit të Drejtësisë e që së fundmi kësaj nisme iu ka bashkangjitur edhe një sindikate e Juridikaturës për të cilën Mehmeti theksoi se nuk janë pjesë e kësaj sindikate.

“Na këtë greve e kena nis Këshillat Grevistë të gjykatave edhe Pallati i Drejtësisë kryesisht edhe kësaj nisme tonë se fundi ju ka bashkangjitur edhe një sindikatë e Juridikaturës që na nuk jemi pjese e saj. Ata nuk na përfaqësojnë neve kështu që na nuk kemi marrëveshje as me KPK-në dhe për neve greva vazhdon”, njoftoi Mehmeti.

Të ngjashme