Lajme
Srebrenicë, 1993| Mjeku ua dorëzon prindërve trupin e foshnjës: Ka vdekur
Demokracia
13:54 | 11 Korrik 2022

Share:

“Foshnja ka vdekur”. Kështu një mjek i OKB-së ua dha lajmin më të keq një prindi në Srebrenicë, më 1993.

“Foshnja ka vdekur”! Srebrenicë, Zonë e Sigurt e mbrojtur nga OKB-ja, 1993. Mjekët e OKB-së ua kthejnë trupin e djalit të vdekur prindërve të tij”, shkruan në Twitter mediumi kroat, Istraga, duke publikuar edhe videon, përcjell Express.

Sot janë bërë 27 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës. Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë – zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Të ngjashme