Auto&Tech
Spotify pezullon shërbimin në Rusi për shkak të ligjeve të reja
Demokracia
19:43 | 25 Mars 2022

Share:

Platforma e transmetimit muzikor Spotify ka pezulluar shërbimet në Rusi.

Një zëdhënës i kompanisë tha për The Guardian se “ndërsa është e rëndësishme të përpiqemi ta mbajmë shërbimin tonë funksional në Rusi për të ofruar lajme dhe informacione të besueshme, të pavarura në rajon, legjislacioni i ri kufizon më tej aksesin në informacion, eliminon shprehjen e lirë dhe kriminalizon disa lloje lajmesh duke vënë në rrezik sigurinë e punonjësve të Spotify dhe ndoshta edhe të dëgjuesve tanë.

Pasi kemi shqyrtuar me kujdes opsionet tona dhe rrethanat aktuale, kemi marrë vendimin e vështirë për të pezulluar plotësisht shërbimin tonë në Rusi”.

Vendimi i Spotify vjen pasi shume kompani të tjera perëndimore si Apple, H&M, Mastercard, Netflix, Unilever, Visa dhe shumë të tjera pezulluan ose hoqën plotësisht operacionet në Rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Të ngjashme