Sport
Sportisti egjiptian triumfon në një duel të Lojërave Olimpike, feston në stilin e Cristiano Ronaldos
Demokracia
11:32 | 26 Korrik 2021

Share:

Sportisti egjiptian, Mohamed Elsayed festoi fitoren e tij në Lojërat Olimpike në një mënyrë interesante.

Skermieri 18-vjeçar e mposhti tri herë kampionin e botës, Yannick Borel në raundin e parë në Tokio, përcjell Demokracia.com.

Francezi ishte favorit për të kaluar tutje, megjithatë egjiptiani Elsayed e bëri mrekullinë.

E natyrisht se festa e tij ishte e madhe, por ajo që ra në sy të publikut ishte se ai kishte zgjedhur stilin e Cristiano Ronaldos për të festuar triumfin e tij.

Festa e tij është bërë virale në rrjetet sociale.

Mëposhtë mund t’i shikoni pamjet e momentit të fitores dhe festës së egjiptianit, Elayed. /Demokracia.com

Të ngjashme