Sport
Spanja i jep “leksione” Kosta Rikës, përfundon pjesa e parë
Demokracia
17:54 | 23 Nëntor 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kombëtares së Spanjës dhe asaj të Kosta Rikës në Kupën e Botës.

Spanja është në avantazh 3:0 kundër Kosta Rikës pas pjesës së parë në “Al Thumama Stadium” në Doha, shkruan Demokracia.com.

Dani Olmo hapi serinë e golave në minutën e 11-të pas një aksioni mirë të ndërtuar.

10 minuta më vonë Asensio u gjend mirë në zonë duke konkretizuar me gol një harkim të mirë nga krahu i majtë.

Ferran Torres shënoi golin e tretë për “Furinë e Kuqe” në minutën e 31-të.

Sfida mes Spanjës dhe Kosta Rikës i takon Grupit E në Kupën e Botës “Katar 2022”./Demokracia.com/

Të ngjashme