Lajme
Zgjedhje nëpër kontejnerë | Dështon Kurti dhe Osmani, nuk sigurojnë hapjen e të gjitha qendrave të votimit në veri
Demokracia
14:21 | 14 Prill 2023

Share:

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë dështuar të sigurojnë mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të vendit.

Si kurrë më parë në Kosovë qytetarët do të votojnë edhe në kontejnerë, shkruan Demokracia.com.

Në mbledhjen stome të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është vendosur që nga 44 qendra të votimit në veri, në të cilat janë zhvilluar zgjedhjet në të kaluarën, më 23 prill do të hapen vetëm 6 prej tyre.

KQZ-ja do të hapë edhe 13 qendra të tjera alternative të votimit (Kontenjerë). Këto qendra do të hapen pas rekomandimeve të institucioneve të sigurisë.

KQZ-ja po ashtu miratoj i rekomandimin për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq. Ku sipas KQZ nga 750 votues numri i tyre rritet në 2 000.

KQZ po ashtu ka miratuar sllogani dhe llogon për këto zgjedhje. Sllogani është “Për Komunën tënde voto”.

Të ngjashme